where the writers are

Ndëshkimi


Në sipërfaqe lym mëkatesh

kah të ecën ndërgjegjja

 

Orkestrën dirigjon satanai

shkyhen edhe veshët somnambulistë

 

Mëkatet krejt nuk falen

keni kujdes për ndëshkim

faruk buzhala

faruk buzhala says:

Humnera e ndëshkimit

Grumbuj karakteresh përbirohen

                    në vrimë ndërgjegjie

në sipërfaqe mbetet lym mëkatesh

për toalet maskash e përdorin

palaqot e dashuruar në unin e tyre.

Orkestrin e padukshëm e dirigjon

                                            satani

melodi magjike dëgjohet prej askundi

depërton në veshët somnambolistë

me duar para nuhasin nga vie melodinë

ecin në kolonë rrugës së pakthim

një pas një gllabërohen në

                                          humnerën ndëshkimore.