Orakulli i Universumit
Issue/Publication: poetry,oracle,universum
Web Links
I heshtur mediton orakulli
Aty ku e mira dhe e keqja
Nuk dallojnë nga njëratjetra.
Pastron mbetjet fiziologjike të së ardhmes
Me barren rënduar mbi trup
Që si parazit ngadalë ia bren trupin.
Kërkon dashurinë në gotat e qelqta të jetës
Në tejdukshmëri duke shikuar qiltërsinë
E rrjedhur nga buzët e njoma virgjërore.
Me tinguj muzike të dalur nga shpirti
Ëndërron hapsirat e pafundme të fatit
Duke projektuar një jetë të re.
Aty ku profetët predikojnë për paqen
Orakulli përballet me stuhitë
Që pamëshirë e rrahin për hakmarrje.
Kaosi nuk e sprapsë,nuk e magjepsë luksi
Loti e mallëngjen,e lumturon buzëqeshja
Terri nuk e mbulon,kur e paraqet drita.
Shkëlqimi i zemrës së tij
Si far rrugën e kohës ndriqon
Nga bregu i detit të rrahur nga furtunat.
- Login Or register To Post Comments
- Send To A Friend

