Vaji
Issue/Publication: Qeshje Jokeriane
Web Links
E shtrirë në altar
me barkun kosh
trupin çerdhe dhembjesh
mundohet të tregojë
dritën e jetës së dështuar
I verbohen sytë
i pikojnë djersët akull
i tretet zemra
në shpirtin që lind
Dëgjoje vajin e foshnjes
shushurimën e buzëqeshjes mallëngjyese
lehona merr rrugën e amshimit.
- Login Or register To Post Comments
- Send To A Friend


faruk buzhala says:
Vaji i jetës
E shtrirë në altar
me barkun kosh,trupin çerdhe dhembjesh
mundohej të tregonte dritën e jetës së dështuar.
I verbohen sytë i pikojnë djersët akull
i tretet zemra i lindë shpirti.
Dëgjohet një vaj foshnje
një buzëqeshje mallëngjyese
lehonë merr rrugën e amshimit.