Çast pikëllimi

September 4, 2008, 6:52 pm

Dua të qaj

të derdh dufin

që kam

Dua të qaj

të zgjidh shpirtin

mbështjellë me velin e mërzisë

Dua të qaj

deri në cep

të unit tim

Dua të qaj

të vadis me lotë

lulet në kopshtin e lumturisë

Dua të qaj

e lotë nuk më rrjedhin.

Huntington Sharp says:

Welcome to Red Room!

Faruk, I'm glad to see you using Red Room to share your poetry. I'm having trouble finding a good Albanian-to-English online translator, and I don't read Albanian. I hope you'll translate some of your work for the English-speaking members of this community. We plan to include language-translation capability on the site one day.

Best regards to you.

Huntington Sharp, Red Room