Articles and Stories
Jeta me duar në xhepa
gjysmë pako cigaresh në to
dhe me kaos mendimesh
sajuar në mendje.
Eci rrugës si një trup
i braktisur nga vetja.
I heshtur mediton orakulli
ju shoh shumë të
vegjël
vegjë
ve
v
?!.
Çeli dushku maleve
sytë u bënë veshë
në trastë një kore buke
trupi ringjallur në hi
vetëm për liri
Fiket drita
ndezet drita
Sërish fiket drita
Ndezet sërish drita
dhe nuk fiket më
Gjakun tretur
në fund të këmbëve
po më trazove
i tëri do të skuqem
Mos ma rrëmih dheun
të lutem!
Në sipërfaqe lym mëkatesh
kah të ecën ndërgjegjja
Orkestrën dirigjon satanai
shkyhen edhe veshët somnambulistë
Robëria ka sy maceje
koha ecën në proteza
keni kujdes
të gjithë mund të rrëzohemi
në kokërr të shpinës
Me thashethema
ndërtojmë pirgje të larta
kur i këputen këmbët rrenës
gjithçka bie për toke
Sa shumë jargë
sa gjak i derdhur
kot së koti
Rapëllimë e derës
natën ma bëri sabah
Nga drita e hënës
ia dallova brirët
bishtin
këmbët prej dhie
Me zë të shterrur


