Articles and Stories
I lindur në vitin
E njejtë si edhe vitet e tjera
I lindur në vitin
kur në botë ndodhën
sa e sa festa,dëfrime
kremtime...
I lindur në vitin
Edhe zoti bart maskë
kutia e pandorës çelur
bregu i pikëllimit plot gaz
Lugati në shtëpi
lugët numëron
kobin var te dera
Trupi i vdekur
shpirtin bart zvarrë
Në shpirtin e vdekur
kush do ta zgjojë trupin vallë
Lotët nga mjekra të pikojnë
gota në prehër të derdhet
s'është ujë i harresës mik
dëshpërimi me të nuk lahet
Ik nga gota të lutem
Embaj në duar
si një pikturë të gjallë
më shikon plot epshe
më prek butë
më puthë zjarrtë
më përdhunon
dhe ikën tej kornize
Mund ta hedhësh një fije shkrepse
Në një fuqi benzine
të marrësh te fenerët e kuq
virusin hiv në pako kondomësh
e ta gjuash spermën andej gardhit
Në rërën e gjallë
dorë e zgjatur kah bregu
kërkon një fije drite
të dalë nga harresa e zezë
në kujtimin e bardhë
Le të shteren gjithë oqeanet
fushë le të bëhen të gjitha malet
yjet të bëhen gropa të zeza në qiell
vetëm hëna të ngjitet me diellin
Në një pikë harrese vështroj
retë ndrydhin trupin mbi mua
pika monotone më shoqërojnë
Sa shumë më rëndohen
kapakët e syve
I humbur në errësirë
kërkoj të gjej dritën
plagët rrjedhin kotësi
rrjedh e gjithë jeta


